Liverpool arriti të fitonte ndaj Sheffield United në “Anfield” me rezultatin 2-0. Të kuqtë e nisën me fitore 2020, duke u “arratisur” në krye me 13 pikë.
Të besuarit e Jurgen Klopp bindën në lojë, duke mos i lënë shumë shanse kundërshtarit, të cilët ishin fokusuar vetëm në daljet me kundërsulme.
Nga ana tjetër performanca e mirë e futbollistëve të Liverpool nuk u dha vetëm tre pikët, por të kuqtë arritën të thyenin dhe një rekord në Premier League.
Ekipi i drejtuar nga Klopp në sfidën e sotme ka realizuar 969 pasa në total, më shumë se çdo skuadër tjetër në historinë e Premier League.