Thursday, January 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEJo vetëm afrime, Besëlidhja ndërpret kontratat me tre futbollistë

Jo vetëm afrime, Besëlidhja ndërpret kontratat me tre futbollistë

Nga Maringlen ZHIVANI

Besëlidhja ka vijuar lëvizjet në merkaton e janarit, duke ndërprerë me mirëkuptim kontratat edhe me tre futbollistë të tjerë, pas largimit të portierit Birja.

Bëhet fjalë për dy lojtarët marokenë Aimane El Karicha dhe Mohamad Akharaz, si edhe për Kleo Allmucën. Ky vendim vjen në kuadër të riorganizimit të skuadrës për fazën e dytë të kampionatit.

Drejtuesit e klubit po punojnë paralelisht për afrime të reja, me synimin për të forcuar repartet kyçe dhe për të qenë konkurrues në vazhdimësi të sezonit.

Besëlidhja pritet të vijojë aktive në merkaton dimërore, teksa synon përforcime të tjera në funksion të objektivave të sezonit, të cilat janë ngjitja në Kategorinë e Parë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments