Gëzim Krasniqi nuk është më futbollist i Egnatias. Shtatëlarti pas dy vitesh largohet nga rrogozhinasit, duke qenë një ndër lojtarët kryesorë të ekipit në qëndrimin në elitë.

32 vjeçari ka një eksperiencë të pasur në Superligë, duke luajtur me klube si Besa, Partizani, Flamurtari, Rabotnicki dhe Kukësi. Tanimë pritet që shtatëlarti të mbetet sërish në elitë, ndërsa ofertat për të nuk mungojnë. Nga Egnatia tanimë janë larguar kapiteni Krasniqi dhe zëvendësi Allmuça.

Njoftimi:

Ciao Kapitano…

Klub Futboll Egnatia njofton se ka mbyllur bashkëpunim me kapitenin Gezim Krasniqi. Presidenti dhe stafi faleminderojn Krasniqin për kontributin e dhënë për Egnatian në keto dy sezone.