Duket se dita e sotme ka qenë pozitive për futbollistët shkodranë që luajnë jashtë vendit. Bekim Balaj shënoi në fitoren që skuadra e tij mori në shifrat 2-1 kundër Altinordu në Turqi. Shtalarti shkodran shënoi golin e parë të takimit për Boluspor, duke mbyllur kështu sezonin në ligën e dytë turke me 4 gola që pas transferimit në janar.

Por një tjetër shkodran ishte protagonist, dhe jo shumë larg Shkodrës. Erjon Vucaj që tashmë aktivizohet me Deçiçin e Tuzit gjeti golin për skuadrën e tij në humbjen 2-1 kundër Mornar Bar në javën e 35-të të kampionatit.

Disfatë kjo që nuk ndikon në ecurinë në kampionat për që ka siguruar vendin e tretë. Pozicion që të kualifikon në Conference League. Ky ka qenë goli i parë këtë sezon për Vucajn me fanellën e Deçiçit.

Mesfushori me tipare sulmuese është një pikë e fortë e skuadrës nga Tuzi, me të cilët do përpiqet për trofeun e kupës së Malit të Zi. Kjo pasi me datë 29 maj, Deçiç do diskutojë finalen me rekordmenët e futbollit malazez, Buduçnostin.

Një ndeshje që pritet me interes edhe në Shkodër, kjo pasi jo vetëm që Deçiç është një skuadër shqiptare, por edhe për afërsinë mes kryeqendrës së veriut me Malin e Zi.
Endri ÇINARI