Renato Hoti “shfryn” ndaj gjykimit. Burrelit i iku fitorja nga duart pas më shumë se 11 minutave shtesë dhe trajneri ka pretendimet e veta për vendimin e kryesorit Albert Doda. Gjatë deklaratës së dhënë për gazetën, ai tha:

Një ndeshje e mirë dhe një rezultat pozitiv në transfertë. E dija që skuadra do të reagonte, pasi tani jemi plotësuar. Edhe pse kemi ende disa mungesa, jemi në rrugën e duhur.

Këtë javë mund të aktivizohen edhe të tjerët. Gjyqtarin e kishim si lojtarin e 12-të të kundërshtarit. Na mbyti me faulle, korne. Nuk kisha parë shtesë 11 minuta dhe gol në minutën e 12-të.

Nuk jam shumë i kënaqur. Ekipi duhet të jetë pak më i shpejtë në qarkullimin e topit. Por na ka kapur një ‘ngërç’ pas humbjes me Dinamon. Të humbasësh 0-5! Dinamo na gjeti pa lojtarë dhe na futi një trysni.

Në këtë ndeshje pashë një ngritje. Do të kemi rezultate më të mira sepse ekipi është në ngritje. Më vjen keq që nuk fituam.

Të pësosh gol në minutën e 12-të të shtesës, të vjen keq”. Sakaq, homologu i tij i Lushnjë, Klodian Duro, nuk foli për mediat.