...
HomeFUTBOLLJo vetëm Da Silva, Vllaznia me një tjetër mungesë të madhe ndaj...

Jo vetëm Da Silva, Vllaznia me një tjetër mungesë të madhe ndaj AEL Limassol

Lajme aspak të mira për Vllazninë për sfidën e ndeshjes së kthimit ndaj AEL Limassol. Shkodranët u mposhtën minimalisht 1-0 në Qipro, ndërsa në “Loro Boriçi” do të tentojnë një tjetër mrekulli.

Për këtë takim, trajneri Brdariç do të ketë dy mungesa të mëdha. Braziliani Da Silva që mungoi në ndeshjen e parë do të mungojë sërish dhe kjo u konfirmuar nga klubi që para sfidës.

Mungesa tjetër e madhe e Vllaznisë për këtë ndeshje do të jetë ajo e Fahrudin Djurdjevic.

Sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën e parë dhe ka plotësuar kështu numrin e kartonave dhe e pengojnë të jetë në fushë ndaj AEL Limassol në Shkodër.

29-vjeçari ishte heroi i shkodranëve në sfidën ndaj Shiroki duke shënuar dy gola.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.