Ndërsa sezoni 2021/22 po i afrohet fundit, Kylian Mbappe po përballet me sfidën e tij të fundit të madhe si lojtar i Paris Saint-Germain këtë sezon.

Me tre ndeshje para përfundimit të këtij sezoni, francezi mund të bëhet lojtari i parë që do të shpallet golashënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë i Ligue 1 në të njëjtën sezon.

“Le Parisien” raportoi të enjten se Mbappe ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij me PSG, por nëna e tij, Fayza Lamari, i mohoi ato zëra.

“Është krejtësisht e rreme që ai ka rinovuar”, tha ajo për “MARCA”.

“Real Madridi është ende opsioni i parë”.

Mbappe aktualisht kryeson listën e golashënuesve me 24 gola në ligë, i ndjekur nga Wissam Ben Yedder i Monakos dhe Martin Terrier i Rennes, të cilët kanë 21 gola secili.

Lista e golashënuesve më të mirë në Ligue 1

Kylian Mbappe (PSG): 24
Wissam Ben Yedder (Monaco): 21
Martin Terrier (Rennes): 21
Moussa Dembele (Lyon): 17
Gaetan Laborde (Rennes): 15

Shoku i Mbappes në PSG, Lionel Messi është sfiduesi i tij më i afërt në këtë drejtim, pasi argjentinasi është dy asistime prapa.

Lista e asistuesve më të mirë në Ligue 1

Kylian Mbappe (PSG): 15
Lionel Messi (PSG): 13
Benjamin Bourigeaud (Rennes): 11
Jonathan Clauss (Lens): 10
Dimitri Payet (Marseille): 10
Hamari Traore (Rennes): 10