Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetëm fitorja ndaj Egnatias. Për Vllazninë vjen një tjetër lajm i...

Jo vetëm fitorja ndaj Egnatias. Për Vllazninë vjen një tjetër lajm i mirë: Zhbllokohet merkatoja!

E kishte deklaruar kohë më parë vetë presidenti Xhaferi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me bllokimin e merkatos sepse ky problem do të zgjidhej në kohën e duhur dhe kështu ka ndodhur. Kuqeblutë kanë mundësi të ndërhyjnë në merkato sepse tashmë çdo gjë është OK.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri Edi Martini gjatë konferencës së sotme për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Egnatias kur u shpreh:

“Ne jemi duke punuar edhe për merkaton sepse ajo tashmë është zhbllokuar dhe po tentojmë të bëjmë lëvizjet e duhura. Kishim në plan afrimin e një lojtari i cili në fakt ditët e fundit bëri një zgjedhje tjetër, por jemi duke parë për ndonjë alternativë tjetër dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë deri nga data 20, 21 janar.

Për çfarë pozicioni po shohim? Mendoj se skuadrës mund t’i duhet edhe ndonjë mesfushor me tipare sulmuese dhe po ashtu edhe një mbrojtës. Jemi në kontakte dhe po shohim se çfarë do të ndodhë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments