HomeFUTBOLLJo vetëm Gilman Lika, edhe dy trajnerë të tjerë shqiptarë firmosin në...

Jo vetëm Gilman Lika, edhe dy trajnerë të tjerë shqiptarë firmosin në vendet arabe

Vendet arabe po mbushen gjithnje e me shume me trajnerë shqiptarë. Pas Gilman Likës, dy të tjerë do të marrin rrugën e largët. Jemi duke folur për Besmir Shabanin dhe Gersi Arbërin.

Al-Batit është klubi që i ka kontaktuar për të marrë respektivisht drejtimin e U-19 dhe U-17. Që të dy kanë një të përbashkët, kanë qenë pjesë e Apolonisë. Vlonjati iku pak para se mbyllej sezoni i fundit si zv.trajner nga fierakët, ndërsa i beratasit tek akademia e bardhejeshilëve.

I entuziazmuar për këtë lëvizje, Arbëri për gazetën thotë: “Ishte një surprizë e këndshme për mua dhe nuk u mendova dy herë, pasi oferta e ardhur kishte kushte të kënaqshme në terma financiarë dhe në kushte akomodimi.

Do të nisemi javën e ardhshme së bashku me trajnerin Besmir Shabani, pasi edhe ai është kontaktuar nga akademia e AlBatit”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments