Nora Deda prej pak ditesh eshte emeruar ne krye te ekipit te volejbollit te femrave te Vllaznise dhe nje lajm i tille i publikuar ditën e djeshme nga “Shkodra Sport” ka marrë edhe vëmendjen e opinionit sportiv shkodran sepse është një vlerë e shtuar për volejbollin e Vllaznisë ulja në pankinë e një emri të tillë.

Por nga ana tjetër gazeta mëson se Deda nuk është rikthyer e vetme në këtë detyrë. Ashtu si para tre sezoneve, ajo do të punojë sëbashku me kolegun e saj Ardian Dodani.

Ky i fundit në rininë e tij është marrë me volejboll, ndërkohë që pasionin e madh për këtë sport e ka transmetuar edhe tek e bija- Izabela që sot luan në Austri. Ardian Dodani në sezonin 2020-2021 ka qenë zëvendëstrajner tek ekipi i Vllaznisë dhe sëbashku me Nora Dedën u munduan të bëjnë një punë të mirë.

Në fakt ajo duket se u mbeti përgjysëm dhe tashmë do të kenë mundësinë që ta vazhdojnë sërish sëbashku për të bërë më të mirën për ekipin e Vllaznisë. Puna e dyshes Deda- Dodani ka nisur dhe tashmë pritet të merren edhe frutet e saj./SHKODRA-SPORT.COM/