Ilir Daja është larguar përfundimisht nga Partizani. Ecuria jo e mirë e të kuqve në këto 15 javë kampionat kanë bërë që drejtuesit dhe trajneri të marrin vendimi që të ndërpresin bashkëpunimin.
Stërvitja e sotme e Partizani është drejtuar nga zv.trajneri Renato Kalari që do të jetë në krye të ekipit deri në momentin që të gjendet trajneri i ri.
Nga Partizani, përveç trajnerit Daja është larguar Artim Pollozhani. Ish mbrojtësi u afrua nga Daja si ndihmësi i tij, por me largimin e trajnerit është larguar edhe Pollozhani, ndërsa trajneri i portierave, Ilir Bozhiqi ka vendosur të qendrojë pjesë e stafit.
Ekipi nderkohe ka vijuar pasditen e sotme me procesin stervitor dhe i pranishem ne kete seance ka qene edhe drejtori Olsi Rama qe ka zhvilluar nje mbledhje te shkurter me futbollistet.


