Karim Benzema në rrezik për ndeshjen e Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Asi i Real Madridit u lëndua më 23 janar të kaluar kundër Elche-s.

Shumë pak shpresa për ta parë në ligë kundër Villarrealit të shtunën, me stafin që do të përpiqet të bëjë gjithçka për ta dërguar në fushë të martën më 15 kundër Paris Saint-Germain.

Koha nuk është në favor të Los Blancos që të paktën e kanë rikuperuar Mendin, i cili ka më shumë shanse për t’u parë në Parc de Princ.