Ndeshja ndaj Italisë nuk do të jetë e vetmja që përfaqësuesja shqiptare do të luajë në ditët para fillimit të Botërorit, kur ekziston mundësia për të grumbulluar ekipet kombëtare dhe për të luajtur takime miqësore.
“Panorama Sport” ka mësuar se FSHF ka arritur akordin që në muajin nëntor të zhvillohet një sfidë tjetër pas asaj me italianët. Kuqezinjtë është planifikuar që të luajnë ndaj përfaqësueses së Armenisë, po përsëri në Tiranë, më datë 19 nëntor.
Ndërkohë, ndeshja me Italinë do të zhvillohet tre ditë më parë, më datë 16 nëntor në “Air Albania”. Këto dy miqësore mendohet se do të jenë sfidat e vetme që FSHF do të planifikojë para fillimit të Botërorit.
Sfida ndaj Armenise do te shenoje edhe fundin e kontrates te trajnerit aktual Edi Reja dhe pas saj do te vendoset per te ardhmen e tij, nese do t’i rinovohet apo jo. Ende nuk eshte e qarte nese fatin e tij do ta vendosin keto miqesore, pasi shumekush mendon qe e ardhmja e tij te jete paracaktuar tashme nga Federata Shqiptare e Futbollit.