Pasditen e sotme, konkretisht ne oren 17:00 do te startoje ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” eventi me i madh i boksit i zhvilluar ndonjehere ne vendin tone, pikerisht “Fists of Fire” 2. Themi me i madhi dhe me i veçanti, pikerisht per shkak te cilesise se ndeshjeve, organizimit dhe mbi te gjitha i te ftuarve.

Siç jeni bere tashme te njohur, i ftuari VIP i ketij eventi, eshte 5 here kampioni i Botes, amerikani Roy Jones Jr. Por organizatoret kane bere edhe nje tjeter surprize se fundi per sportdashesit shkodrane.

Qe prej dites se djeshme ka mberritur ne Shkoder edhe nje tjeter kampion bote: Behet fjale per anglezin David Haye. Ai e ka mirepritur ftesen e njerit prej organizatoreve, pikerisht Gjovalin Ndout dhe ka mberritur tashme ne Shkoder.

Madje permes rrjeteve sociale nuk ka ngurruar te publikoje edhe video nga Shkodra dhe te reklamoje aktivitetin ku ai do te marre pjese. Prania edhe e tij, padyshim qe e zbukuron edhe me shume aktivitetin dhe kjo eshte nje arsye me shume per te thene se “Fistes of Fire” 2 eshte eventi me i veçante i organizuar deri me tani ne vendin tone./www.shkodrasport.com/