Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetëm skema, ja futbollistët që kanë ndryshuar tek Vllaznia nga sezoni...

Jo vetëm skema, ja futbollistët që kanë ndryshuar tek Vllaznia nga sezoni 2024-25

Nga Endri Çinari

Sezoni 2025–26 ka sjellë një ristrukturim të qartë në formacionin e Vllaznisë, pas një edicioni 2024–25 ku skuadra luante me skemën 4-3-3, nën drejtimin e Tomas Brdariç. Formacioni i sezonit të kaluar përbëhej nga Jukaj, Gurishta, Stojanovic, Bajrami, Jago, Qato, Krymi, Deliu, Mala, Balaj dhe Gruda, ku qendër të lojës dhe sulmit mbeteshin Mala dhe Balaj.

Edhe pse sulmi funksiononte mirë, pjesa mbrojtëse dhe mesfusha shpesh mbeteshin të ekspozuara ndaj kundërsulmeve dhe kontrolli i topit në mesfushë nuk ishte gjithmonë optimal.
Për këtë sezon, trajneri Martini ka vendosur ndryshimin taktik më të rëndësishëm: kalimi në skemën 3-5-2, me pesë lojtarë të rinj që kanë zënë vendet në krahasim me sezonin e kaluar: Pohls, Gjini, Kastrati, Kallaku dhe Murataj.

Formacioni i ri përbëhet nga: Pohls në portë, Gurishta, Gjini dhe Bajrami në mbrojtje, Kastrati, Krymi, Kallaku, Murataj dhe Jago në mesfushë, dhe Mala-Balaj në sulm. Ky ndryshim i ka dhënë skuadrës më shumë fleksibilitet në mbrojtje dhe mbulim më të madh në mesfushë, duke zvogëluar hapësirat për kundërsulmet.

Analiza e performancës së lojtarëve të rinj tregon se Pohls ka sjellë siguri në portë me pritje vendimtare, Gjini dhe Bajrami sigurojnë stabilitet në treshen e mbrojtjes, ndërsa Kastrati, Kallaku dhe Murataj kanë dhënë ritëm dhe mbulim në mesfushë, duke e bërë skuadrën më të ekuilibruar në kontrollin e topit. Këta pesë lojtarë të rinj kanë ndryshuar dinamiken e lojës, duke lehtësuar finalizimet për dyshen Mala-Balaj dhe duke rritur eficiencën në aksionet e ndërtuara nga mesfusha.

Dyshja Mala-Balaj vazhdon të jetë shtylla e sulmit, me Malën që vazhdon të krijojë hapësira dhe asistime, ndërsa Balaj shfrytëzon hapësirat dhe mundësitë që i jepen në sulm për të shënuar gola vendimtarë.

Në krahasim me sezonin 2024–25, ndryshimi në mbështetje dhe taktika i ka rritur shanset e golit dhe ka ulur presionin mbi sulmuesit, duke bërë lojën më efektive dhe më të strukturuar.
Në total, pesë ndryshimet në formacion nuk kanë ndryshuar vetëm emrat e skuadrës, por kanë transformuar lojën e Vllaznisë. Skema 3-5-2 ka sjellë më disi më ekuilibër dhe shumë kontroll mbi mesfushën. Që në sezonet e shkuara ka pasur mangësitë e saj në kampin shkodran, duke i dhënë ekipit mundësi reale për të arritur objektivat sezonalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments