Ditën e djeshme u zyrtarizua edhe lista e kombëtares u-21 të futbollit. Kuqezinjtë e vegjël do kenë ndeshjet e shtatorit përballë Armenisë dhe Rumanisë për kualifikueset e europianit. Trajneri Alban Bushi ka bërë të ditur emrat e këtij grumbullimi. Ku në sy nga Vllaznia bie emri i Gerlab Smajlit.

Mbrojtësi i djathtë që tashmë është një titullar i ekipit kuqeblu, do jetë pjesë e kombëtares. Por Smajli nuk është i vetmi shkodran në listë. Kjo pasi pjesë e kombëtares u-21 do jetë edhe Marcelino Preka. Mbrojtësi i dalë nga akademia Shkodra, por që tashmë luan me Partizanin në Superiore. Pjesë e kuqezinjëve do jetë po ashtu edhe Ardit Nikaj.

Sulmueso shkodran që aktivizohet tek Skënderbeu, ku së fundmi zhvilloi një paraqitje pozitive në debutimin e Superiores. Edhe 3 futbollistë me origjinë nga Puka do jenë pjesë e këtyre ndeshjeve. Fjala është për Leandro Frrokun, mesfushorin që luan me Panthinaikos në Greqi dhe që shihet si një element me goxha të ardhme.

Gjithashtu edhe dy vëllezërit Stiven dhe Christian Shpendi që luajnë në Itali janë me origjinë nga Puka. Të sy sulmuesit shihen si pika të forta të kuqezinjëve që do tentojnë të marrin maksimumin në këto ndeshje kualifikuese të shtatorit.
Endri ÇINARI