Vllaznia nuk duket se eshte skuadra e vetme e interesuar per te marre sherbimet e brazilianit Viktor Da Silva nese ai largohet nga Partizani. Perveç saj, ne gare mesa shihet ka hyre edhe Egnatia.

Ajo konsiderohet një nga pretendentet për titullin kampion në këtë sezon në Superiore. Këtë e tregon loja që kanë shfaqur rrogozhinasit, ambiciet e tyre, por edhe merkato që ka bërë klubi duke afruar emra të rëndësishëm.

Por duket se në Rrogozhinë po bëhen gati për një tjetër lëvizje të bujshme. “Panorama Sport” ka mësuar se klubi ka nisur kontaktet me një tjetër emër që ka bërë shumë mirë në vitet e fundit në Superiore, brazilianin Viktor Da Silva.

Futbollisti duket se është jashtë planeve të Partizanit teksa ka kaluar ndeshjen e fundit në tribunë, pas mosmarrëveshjeve që kishte për mosaktivizimin e tij me trajnerin Zekiç.

Në këtë situatë, Egnatia po mundohet të sigurojë këtë lojtar që do të shtonte alternativat në fazën ofensive për ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova, por pa harruar se duhet gjetur një akord edhe me të kuqtë që kanë nën kontratë futbollistin.