Vllaznia dhe Teuta luajnë të shtunë në 19:45 në “Loro Boriçi”. Ndeshja vlen për javën e dytë të Superligës, me dy skuadrat që morën nga tri pikë në sfidat hapëse të këtij sezoni. Përballë kampionëve të Shqipërisë, vendasit duan mbështetjen nga tifozët.

Biletat e ndeshjes dolën dje në treg, teksa pritet dyndje tifozësh në stadium. Edhe pse në masën 30 përqind prej pandemisë së covid-19, mbështetja do jetë maksimale.

Brdariç ka vetëm një dilemë për mbrojtjen. Në sfidën e fituar 3-5 në Laç, trajneri hodhi në qendër të mbrojtjes Gurishtën.

Skemat perfekte me kapitenin në qendër mund të bëjnë që Brdaric të lërë në krahun e djathtë Krujën, nisur nga forma e tij e mirë.

Me Fallou Diagne që është gati për në qendër të mbrojtjes, detyra është e Brdaric për skemën dhe lojtarët e duhur./newsport/