Tek Vllaznia eshte diskutuar shume keto kohet e fundit mungesa e nje lojtari me numrin 10, ai fantazisti qe do t’i jepte energji manovres sulmuese, por duket se jo vetem skuadra shkodrane e ka problem kete gje. Po e has edhe Barcelona.
Pas huazimit të Ansu Fatit te Brighton, fanella me numër 10 te Barcelona ka mbetur e lirë. Asnjë nga nënshkrimet e reja të Barçës, Joao Cancelo dhe Joao Felix , nuk e trashëguan fanellën ikonike të klubit katalunas.Në vend të kësaj, Cancelo do të mbajë veshur fanellën me numrin 2, derisa Joao Felix ka zgjedhur numrin 14.
Futbollistë të kalibrit botëror si Maradonia, Ronaldinho dhe Leo Messi kanë mbajtur më herët fanellën me numër 10 te gjiganti katalunas.
Kjo është hera e parë kur Blaugrana nuk do të ketë një futbollist më fanellën 19 në skuadrën e tyre që nga sezoni 1995/96.
Ndoshta numri 10 i është premtuar talentit të madh brazilian Vitor Roque i cili do t’i bashkohet Barcelonës në janar.Nuk përjashtohet mundësia që këtë fanellë ta marrë edhe talenti i madh Lamine Yamal, por ndoshta vetëm nga sezoni i ri. /Telegrafi/