Shuhet hipoteza Daley Blind. Roma ka gjetur menjëherë zëvendësuesin për Emerson që shkoi te Chelsea. Bardhekuqtë kanë marrë Jonathan Silva nga Sporting Lisbonë, mbrojtësi i majtë argjentinas me pasaportë italiane.

Futbollisti ka firmosur me verdhekuqtë për pesë vitet e ardhshme, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore. Roma pagoi 6 milionë euro për kartonin e tij, por nuk mund të luajë në Champions League, pasi është aktivizuar në këtë veprimtari me skuadrën portugeze.

I veshur me kapele, fanellë të zezë, xhinse dhe një çantë shpine, Silva u prit nga stafi drejtues i Roma në aeroportin e Fiumicino në kryeqytetin italian.

“Forza Roma!” ishin fjalët e tij të vetme, teksa konferenca për shtyp e prezantimit do të jetë nesër. Në këto kushte, pas ardhjes së tij Bruno Peres duket se do të shkojë te Valencia.

Lojtari i tha “jo” ofertës së Genoa dhe duket se do të shkojë në “Mestalla” në ditën e fundit të merkatos. Roma do të përfitojë 11 milionë euro nga shitja e brazilianit. /telesport/