Vllaznia U13 eshte ndalur me nje barazim 1-1 ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Perballe saj ka qene ekipi i Partizanit dhe takimi ka qene shume interesant. Ne pjesen e pare pavaresisht rasteve te te dy ekipeve, nuk ka patur gol dhe ajo eshte mbyllur ne shifrat 0-0.

Ne te dyten nderkohe, kane qene futbollistet e kuq te cilet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Llapi ne minuten e 51-te.

Megjithate pas vetem 5 minutash do te vinte goli i barazimit per Vllaznine shenuar nga futbollisti Jonis Volumi. Ky do te ishte goli i trete per kete futbollist ne kater ndeshje kampionat, duke treguar me se miri per aftesite e tij shenuese para portes kundershtare.

I gjithe takimi ne mes Vllaznise dhe Partizanit eshte mbyllur ne barazim 1-1 dhe dy ekipet kane ndare nga nje pike duke qendruar secila tashme me nga 7 pike dhe ndajne vendet 4 dhe 5 te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/