Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, beson se skuadra e tij do të jetë protagonist në këtë kampionat. Edhe pse ai beson se duhen marrë gjërat hap pas hapi, në “SuperSport” nuk ngurroi të premtonte se ekipi i tij do të dhuronte futbollin më të mirë në Shqipëri.

“Është shumë e rëndësishme për një fillim të mirë, për Vllazninë, për mua, për ekipin e qytetin. Po luanin nën presion, është shumë punë e vështirë pasi presim ende lojtarë që të bashkohen me ne. Luajtëm në mënyrë shumë të zgjuar, shënuam gol dhe luajtëm faktikisht me kundërsulm. Por të luanim në mbrojtje ishte shumë e vështirë se ekipi është i rrezikshëm. Tani do të shoh ndeshjen e dytë të rëndësishme me Bylis dhe pastaj Tiranën, shumë të rrezikshme. Kam 20 ditë përgatitje, por sot shihet përgatitja e mirë e ekipit tim. Tani do të vijnë këta lojtarë të rinj, brazilianët që po punojnë fort dhe besoj se do të jetë një ekip i mirë.

Për mua është e rëndësishme të ndërtoj një skuadër të mirë, që këta lojtarë të japin gjithçka dhe hap pas hapi të ngjitemi lart. Sot e rëndësishme ishte të fitonim dhe të shohim ndeshjen e radhës, të ndërtojmë një skuadër të mirë. Me të rinjtë, ndërtohet konkurrencë, kam më shumë lojtarë për zëvendësues, taktikë, etj. Mendoj se në ndeshjen tjetër do të jemi më mirë, pasi do të ketë psikologji të mirë. Faleminderit tifozëve të Shkodrës dhe besoj se lojtarët e mi dhanë maksimumin.

Ramadani është një lojtar shumë i mirë, do vijë nëj lojtar nga Uganda që është mbrojtës i djathtë, ka probleme me vizën. Bashkë me brazilianët dhe këta futbollistë që kam, do të bëjmë futbollin më të mirë në Shqipëri.

Pres një lojtar tjetër dhe është normale. Me këtë e kompletoj skemën. Besoj se njerëzit në Shkodër, Bashkia, do të mbështetin këtë skuadër. Them se lojtarët sot dhanë gjithçka, edhe një herë falënderim për tifozët më të mirë në Shqipëri”, tha Jonuz. /vipsport/