Taulant Seferi ishte protagonist absolut në fitoren që Tirana mori ndaj Teutës, pasi realizoi dy golat e sfidës. Për mikrofonat e “Super Sport”, bomberi i Tiranës dha një mesazh për rivalin e tij Skukën, por dhe një mesazh për derbin ndaj Partizanit.

Mesazh Skukës për derbin me Partizanin

“I uroj suksese Skukës, por shpresoj që atë ditë të fitojë më i miri. Ne jemi gati.”

Goli

“Na bëri mirë goli, por ne vazhduam dhe në pjesën e dytë. Fusha na ka penguar të bëjmë lojën tonë, por arritëm të fitonim.”

Stadiumi

“Nuk besoj të na penalizojë stadiumi, besoj se do të adaptohemi në ndeshjet që do luajmë në Elbasan.”

Derbi

“Çdo ndeshje për Tiranën është me shumë rëndësi dhe do shkojmë që të marrim maksimumin.”