Tuesday, August 4, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELaLiga përgatit strategjinë kundër fuqisë financiare të Premier League-s, priten 800 milionë...

LaLiga përgatit strategjinë kundër fuqisë financiare të Premier League-s, priten 800 milionë euro investime në merkato

LaLiga spanjolle po hyn në një verë shumë aktive në tregun e transferimeve, me Real Madridin, Barcelonën dhe Atletico Madridin në rolin e protagonistëve kryesorë. Sipas drejtuesve të kampionatit spanjoll, klubet e elitës pritet të investojnë rreth 800 milionë euro gjatë kësaj merkatoje, megjithëse paralajmërohet se fuqia ekonomike e Premier League do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e çmimeve të futbollistëve.

Marta Alonso, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme korporative e LaLiga-s, theksoi se modeli financiar i klubeve angleze ka krijuar një “flluskë” në treg, pasi paguhen shuma shumë më të larta se vlera reale e lojtarëve, si për kartonët ashtu edhe për pagat.

Sipas saj, Premier League do të duhej të shpenzonte rreth 1.6 miliardë euro, në përputhje me të ardhurat që gjeneron, por këtë verë klubet angleze kanë kaluar tashmë shifrën e 1.8 miliardë eurove dhe merkatoja ende nuk ka përfunduar.

Në Spanjë, deri tani Barcelona ka investuar rreth 110 milionë euro, Real Madridi 100 milionë euro, pa llogaritur afrimet si lojtarë të lirë të Bernardo Silvës dhe Ibrahima Konate-së, ndërsa Atletico Madridi ka shpenzuar 102 milionë euro. Në total, klubet e LaLiga-s kanë investuar rreth 400 milionë euro, gjysma e shumës së parashikuar.

Përballë konkurrencës së fortë financiare nga Anglia, shumë klube spanjolle po ndjekin një strategji tjetër: mbajtjen e talenteve dhe investimin te akademitë. LaLiga ka lehtësuar rregullat e “fair play”-it financiar për t’u mundësuar klubeve të rinovojnë kontratat e lojtarëve kryesorë dhe të promovojnë pa vështirësi futbollistët e rinj.

Sipas drejtuesve të LaLiga-s, suksesi nuk matet vetëm me shumat e shpenzuara në merkato. Objektivi është të ruhet cilësia e kampionatit duke mbajtur talentet dhe duke shmangur garën e çmimeve të fryra që, sipas tyre, po dominohet nga klubet e Premier League-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments