Tuesday, August 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEChampions League/ Vllaznia e femrave e vendosur për të shkuar në finalen...

Champions League/ Vllaznia e femrave e vendosur për të shkuar në finalen e grupit 6 të turit të dytë

Vllaznia e futbollit të femrave i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Spartak Myjava, e vlefshme për gjysmëfinalen e grupit 6 të turit të dytë të “UEFA Women’s Champions League” dhe skuadra duket gati dhe e vendosur për ta kaluar me sukses atë.

Takimi do të luhet në orën 20:30 në “Stelios Kyriakides Stadium” të Paphos në Qipro dhe ai do të drejtohet nga arbitrja kryesore Filipa Pereira Cunha nga Portugalia. Edhe asistentja e parë do të jetë po nga ky vend dhe pikërisht Sandrine Gonçalves Santos ndërsa asistentja e dytë do të jetë Laura Emerencia Szabó nga Hungaria.

Ndëkohë UEFA ka zbardhur edhe listat e federimit të ekipeve dhe përbërja e Vllaznisë për ndeshjet e këtij turi është si më poshtë:

Portiere:

Ambra Reshiti, Antigoni Hyska, Samantha Isabel Valadez, Eriana Haxhija

Mbrojtëse:

Riselba Leba, Marina Rusha, Arbiona Bajraktari, Erin Marieka Van Dolder, Amanda Texeira Da Silva, Jylisa Kolekaj, Izabela Da Silva Sales, Loanne Magalhaes Rodrigues, Desara Lorja.

Mesfushore:

Haylee Rae Spray, Verona Berisha, Rosela Vasa, Eglisa Hardhija, Aidena Mustafaj, Tiana Gjonaj.

Sulmuese:

Klaudia Borci, Kendyl Olivia Sarver, Megi Doçi, Ine Aas, Xhesika Ndoj, Aldisa Kronaj.

Trajner:

Nikolin Leka

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments