Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz ka dashur ta mbaje veten sot pas humbjes ndaj Bylisit dhe ndonese konferencen e shtypit e nisi me shprehje humori duke fajesuar dritat per rezultatet negative te ekipit ne ndeshjen qe ai luan ne Shkoder.

Megjithate gjate prononcimit te tij per gazetaret, ka dale edhe tek presioni qe ekziston mbi skuadren dhe mbi ate personalisht prandaj dhe eshte shprehur:

“Pse nuk e duan Vllazninë? Vllaznia ka bërë punën e saj, ka 15 pikë. Ky është problemi i Vllaznisë, të gjithë lojtarët e tjerë janë shkodranë dhe kanë presion më të madh. Nuk marrin përsipër përgjegjësi, bëjnë lojë të thjeshtë. Unë kam ardhur para tre muajsh dhe që në ditën e parë, më sulmonin. Ish-trajnerë, ish-lojtarë, thoni pse kisha ardhur ne Shkoder.

Të gjithë më kanë bërë presion. Kjo është skuadër e re, çfarë doni nga ju? Doni të iki? Iki une, nuk e kam problem, por une kam ardhur te punoje dhe po punoje me shume deshire nderkohe qe nuk po marr asnjë përkrahje. Nëse doni që unë të largohem, pa problem, largohem

Unë dua të vazhdojmë deri në dhjetor te Vllaznia së bashku. Dua të vazhdoj edhe pas dhjetorit dhe çdo gjë do të vazhdojë të ndryshojë, ndryshojë. Kam shumë gjëra që duhet të ndryshojmë. Deri në dhjetor, këto lojtarë kam.

Merkato e janarit? Nuk do të them asgjë. Kemi edhe një ndeshje me Tiranën. Pastaj gjashtë ndeshje të tjera. Plani im është të marrë 25-26 pikë. Të marrim këto pikë dhe do të jetë hap i mirë për mbylljen e fazës së dytë”.