Stavri Nica nuk ka nder mend te kthehet me ne krye te ekipit te Kukesit. Pas humbjes ne Shkoder u largua dhe u rikthye, por pas humbjes se djeshme ndaj Dinamos, eshte larguar dhe nuk eshte kthyer me.

Si rrjedhoje, drejtuesit kukesiane jane vene menjehere ne levizje per te gjetur pasuesin e tij. Ndonese tifozet e kesaj skuadre kane shprehur deshiren e tyre per te risjelle ne pankine nje kukesian qe e do me zemer kete ekip si Rrahman Hallaçi, ne fakt trajneri i ri do jete dikush tjeter.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se “timonieri” i Kukesit do te jete Emiliano Çela. Ish- trajneri i Kukesit, deri para disa javesh ka qene ne krye te Flamurtarit, ndersa se fundi ka qene i papune.

Misioni i tij do te jete shume i veshtire per ta shpetuar kete skuader e cila ndodhet ne vendin e parafundit te renditjes, megjithate Emiliano Çela beson dhe prandaj e ka pranuar kete detyre./SHKODRA-SPORT.COM/