Dikur konsiderohej talenti me i madh i Akademise se Interit por historia e tij mori nje tatepjete pa ndaelim dhe gjithmone me valixhe ne dore. Po flasim per Samuele Longo, qe eshte larguar se fundmi edhe nga Greqia.

Sulmuesi italian, i cili luajti pjesën e parë të sezonit me Pas Lamian (1 gol dhe 2 asistime në 12 ndeshje), kalon në serinë e tretë spanjolle dhe firmos me Ponferradinën.

Ky është njoftimi për shtyp: “SD Ponferradina ka shtuar në skuadrën e saj sulmuesin Samuele Longo (Valdobbiadene, Itali, 1992). Lojtari i ri bardheblu vjen nga PAS Lamia 1964, një ekip nga kategoria më e lartë në Greqi.

Samuele Longo u rrit në sektorin e të rinjve të Interit, me ekipin e parë të të cilit bëri debutimin e tij në Serie A dhe Europa League. Në sezonin 12/13 kaloi në huazim te RCD Espanyol, me të cilin luajti 20 ndeshje në Kategorinë e Parë dhe shënoi tre gola.

Pas kësaj eksperience të parë, ai përjetoi etapa të tjera në futbollin spanjoll, duke kaluar nga Rayo Vallecano, Girona – me të cilin u ngjit në kategorinë më të lartë, duke kontribuar 38 ndeshje dhe 14 gola -, CD Tenerife, SD Huesca dhe RC Deportivo.

Ne total jane 17 skuadra tashme te ndryshuara prej tij: Inter, Espanyol, Verona, Vallecano, Cagliari, Frosinone, Girona, Tenerife, Huesca, Cremonese, La Coruna, Venezia, Vicenza, Modena, Dordrecht, Pas Lamia dhe Ponferradina./telesport/