Lajmi i mbremshem i gazeten “Shkodra Sport” per transferimin e sulmuesit shkodran Rubin Hebaj ne Arabine Saudite, eshte zyrtarizuar mbremjen e sotme nga vete klubi me te cilin ka firmosur ai, FC Orobah.
Permes nje postimi ne faqen e tij, klubi arab i ka uruar mireseardhjen Hebajt dhe shpreson shume qe me te ne sulm te arrije objektivin madhor, ngjitjen ne Superligen e ketij vendi.
Drejtuesit kane shume besim ne aftesite e 25 vjeçarit dhe jo me kot kane paguar nje shume te konsiderueshme ne arken e ekipit uzbek FC Andijan per ta lene te lire ngaqe Hebaj kishte kontrate me ta deri ne fund te ketij viti.
Ne kete menyre, pas pervojave te meparshme ne kampionatin shqiptar, slloven, ukrainas, maqedonas e uzbek, tashme do te nise nje tjeter ne kampionatin arab ku padyshim qe do te kerkoje te beje ate qe di te beje me mire: Te shenoje sa me shume gola./SHKODRA-SPORT.COM/