Diten e sotme do te hidhet shorti i turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Tete skuadrat qe kane mbetur ne loje, ne mes te te cilave eshte edhe Vllaznia, do te mesojne emrat e ekipeve kundershtare te ketij turi ne ndeshjet qe do te luhen muajin e ardhshem.

Ne oren 11:00, ne sallen e konferencave te “Shtepise se Futbollit” do te hidhet shorti. Sipas rregullores te percaktuar me perpara, tete skuadrat jane te ndara ne dy vazo, sipas renditjes se kampionatit te kaluar.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur.
Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.