Vllaznia zhvilloi sot miqësoren e 3-të dhe të fundit për këtë minifazëpërgatitore. Shkodranët barazuna 0-0 ndaj Bylisit dhe tashmë do të përqendrohen te ndeshja e radhës në kampiont.
Në fund të ndeshjes për “Supersport”, foli dhe trajneri Mirsad Jonuz. Tekniku shkodran u shpreh se lojtarët e ardhur në merkato janë integruar mjaft mirë me pjesën tjetër të ekipit.
“Kemi luajtur 3 ndeshje miqësore dhe kemi bërë një paraqitjet të mirë. Afrimet e reja janë integruar mjaft mirë, por merkato nuk është mbyllur ende. Në pjesë e dytë të sezonit do të kemi një ekip akoma më të fortë.
Doja t’i kujtoja lojtarëve të mi që futbolli nuk luhet vetëm në fushën e lojës, por është edhe gjatë përgatitjeve të javës si dhe jashtë saj”, u shpreh shkurtimisht Jonuz.