Tërbuni ka vazhduar diten e shtunë pregatitjet për gjysmen e sezonit të ri ku do të startojë më 25 Janar kundër Kastriotit ekipit të vendit të parë një ndeshje shumë e fortë. Gjate ketyre diteve nderkohe ka patur edhe largime nga skuadra teksa pjese e pukjaneve nuk do te jete me portieri Roxhers si dhe mbrojtesi shkodran Zagani.

Megjithate duket se drejtuesit e klubit po bejne çmos per ta plotesuar ekipin me lojtare te tjere. Sipas trajnerit Edmond Dalipi, “jemi në bisedime me drejtuesit e Kukësit dhe Partizanit për disa lojtarë për ti marrë në huazim pasi në ekipet përkatëse nuk kanë shumë hapësira. Unë besoj se ekipi i Tërbunit do të shpëtojë nga rënia dhe javët e fundit nuk do ta diskutojë më qëndrimin në kategorinë e parë”.

Me tej, trajneri i sapoemeruar ne krye te kesaj skuadre, ka shtuar: “Ne nuk po pushojmë asnjë ditë sepse jemi shumë vonë me pregatitjet, ekipi që kemi aktualisht është në gjendje të mirë thjesht unë dhe stafi im duhet të punojmë me këta djem sa më shumë nga mënyra taktike dhe fizike gjithashtu dhe nga ana psikologjike sepse kanë nevojë.

Jam i kënaqur më këtë grup lojtarësh që kemi në dispozicion normalisht kjo falë dhe ish trajnerit Kërnaja që ka bërë një punë shumë të mirë por mund të them se na duhet disa përforcime për ti dhënë ekipit sa më shumë eksperiencë dhe përvojë.

Gjithsesi unë bashkë dhe shefin e klubit dhe presidentin z. Gjonaj po vëzhgojmë me kujdes lojtarët që na duhen për të mbuluar ato reparte që kemi probleme dhe nuk duhet të nxitohemi edhe pse nuk kemi shumë kohë por na duhen lojtar cilësorë që bëjnë diferencen largime do të ketë disa jo shumë por në ditën në vijim do të bëjmë çdo gjë zyrtare”.