E ka marre me shume deshire dhe sportivitet drejtimin e Vllaznise. Pavaresisht ndonje veshtiresie te fillimit, trajneri i kuqebluve Mirsad Jonuz eshte shfaqur ne humor ne seancen e pare qe i ka drejtuar ata.
E njejta gje edhe para gazetareve ne prononcimin e pare te dhene per ta. Ka thene se hapat do te hidhen ngadale, nuk ka dashur te nxitohet per asnje moment ne deklaratat e tij por eshte mjaftuar te thote se do te ndertojne nje skuader te mire.
Ja si i eshte pergjigjur numri 1 i pankines shkodrane pyejtve te gazetareve:
-Si është ndjerë tekniku Jonuz në këtë seancë të parë stërvitore me Vllazninë?
Është hera e para që unë punoj në Shqipëri. Mendoj se gjithçka do të jetë mirë. Këto 10 ditë do të jenë shumë të rëndësishme për klubin tonë. Pas këtyre 10 ditëve do të zhvillojmë fazën përgatitore në Ohër. Brenda këtyre 10 ditëve do të mundohemi që të organizohemi me stafin drejtues dhe do të mundohemi që të zhvillojmë edhe një takim miqësor.
Kam shikuar dy takime të klubit tim tanimë. Kam informacion tanimë për të gjithë lojtarët. Gjatë këtyre 10 ditëve do të mundohemi që të gjejmë edhe lojtarë të rinj. Nuk do të jenë të shumë të numër por unë do të thoja që 4 apo 5 të tillë do të afrohen pranë skuadrës.
-Keni listë konkrete, apo do t’i testoni ato që do të vijnë?
Patjetër që kam një listë me lojtarë. E di se cili do të vijë dhe në cilin pozicion do të vijnë. Jemi në komunikim edhe me drejtorin sportiv dhe administratorin që të flasin me këto lojtarë dhe të vazhdojmë tratativat me ta. Unë mendoj se të bëjmë një Vllazni të fortë.
-Këto lojtarw qw po kwrkoni do të jetë nga Maqedonia e Veriut apo edhe nga vende të tjera?
-Do të jenë nga Maqedonia por edhe nga vendet e tjera.
-Sa e njihni Superligën Shqiptare?
E njoh. E kam ndjekur përmes televizionit, Kemi disa lojtarë nga Maqedonia qe luajne ketu si Cuculi, Teudorovski, Asani. Pra është e ndjekur nga ne edhe superliga.
-Me aq sa e keni ndjekur superligën, ku e shikoni Vllazninë në fund të sezonit?
Ne do të shikojmë ekipin takim pas takimi dhe në gjithë takimet do të luajmë për fitore.
– Lojtarët që priten të vijnë do të kalojnë në provë apo do të firmosin menenjerë?
Ne do të bëjmë kontrolle për aspektin fizik, por unë i njoh këto lojtarë dhe besoj tek ato.
– Mund të jetë kjo Vllaznia juaj për Kampion apo për Kupat e Europës?
Ti marrim gjërat hap pas hapi. Unë jam një trajner me shumë eksperiencë. Së pari mendoj se do të ndërtojmë një skuadër të mirë. Të ndryshojme pak sistmin e lojës. Të ndryshojmë shumë gjëra. Unë në karrierën time kam luajtur me një skemë 4-3-3, dhe mendoj se edhe tek Vllaznia do të ndiqet ky sistem.
– Cili është reparti që mendoni se ka më shumë nevoj Vllaznia?
Për momentin nuk di çfarë të them është vetëm seanca e parë. Ditë pas dite do të shikoj më mirë dhe do të flas.
-Janë katër apo pesë lojtarë shkodranë që u ka mbaruar kontrata dhe janë ende në pritje të një oferte të Vllaznisë do të shikohen këto nga ana juaj?
Ka shumë mundësi që dy prej tyre do të shikohen nga ana jonë.