Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka akuzuar gjyqtarin Blerim Ziri se ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes së sotme por jo me penalltitë. Në “SuperSport” ai shpjegoi se kishte qenë i nervozuar pasi kishte parë gjyqtarin të mbështeste ekipin kundërshtar.
“Nuk dua të flas për kushtet e ndeshjes, nuk di pse lojtarët e mi nuk luajtën mirë, humbën topa dhe pse ishin nervozë, kjo është shumë e rëndësishme për Vllaznisë. Pas vendimit për pozicion apo jo, nuk kishte rëndësi.
Gjatë gjithë lojës, gjyqtari nuk na mbështeti, nuk dha faulle. Gjyqtarët në Shkodër mbështetin Partizanin, Tiranën, sot Bylisin. Çfarë problemi kanë më Vllazninë? Vllaznia erdhi nga Kategoria e Parë dhe ka bërë punën. Sot kisha mungesën e 4 lojtarëve e futa lojtarë të rinj.
Problemi në Shkodër është se të gjithë janë nga Shkodra lojtarët dhe kanë presion, kanë më shumë presion, nuk marrin riskun gjatë ndeshjes. Në mendje them se për çfarë duhet të vazhdoj. Kam ardhur para 3 muajsh, që në ditët e parë ish-trajnerët, ish-lojtarët e të akademisë, kanë bërë presion.
Po të ik unë nuk është problemi. Kam ardhur për të punuar por nuk kam mbështetje, nëse është problem Jonuz, nuk është probleme të largohem , por duhet të ndryshojmë.
Nuk ka përqendrim, kemi humbur topin në shumë raste, shumë probleme për këtë ndeshje. Sa shanse pati Bylisi? Asnjë! Por pjesa e parë nuk u luajt mirë nga Vllaznia.
Ky është gabim i gjyqtarit të goli, por vijërojtësi dha pozicion jashtë loje, të tjerët thanë gol. Ky është probleme, Nuk them se nuk është gol, nuk është puna ime, them që disa herë gjyqtari nuk dha faulle. I thash të më jepte 50% me 50%. Penalltia e Shtubinës nuk është. Për mua kjo e Qardakut është penallti, nuk kuptoj pse nuk e jep.
Nuk jam i tensionuar dhe nën presion, janë 20 vite që jam trajner. Ndoshta edhe reagimi në Shkodër i ish-lojtarëve ka bërë të duket kështu. Unë qenë gjithmonë me këmbë në tokë e kam thënë që deri në dhjetor të vazhdojmë pa presion.
Unë do të vazhdoj këtu dhe çdo gjë do të ndryshojë, kam probleme në ekip që duhet të ndryshojnë. Deri në dhjetor këto lojtarë kam e do japin maksimumin. Fituam ndeshjen apo e humbim, nuk është problem. Merkato.
Nuk them asgjë, kam ndeshje me Tiranën dhe pastaj kemi pauzën. Kemi 5-6 ndeshje, pastaj plani është 26 pikë, të marrim këto pikë dhe të jetë hapi i mirë për mbijetesën”, tha Jonuz. /vipsport/