Real Madrid nuk është i vetëm në garë për shërbimet e sulmuesit Erling Haaland, madje e sfidon rivali më i madh në Spanjë.

Barcelona po mendon ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmund, të cilin katalanasit mund ta blejnë për 75 milionë euro.

Sigurisht fatura për të do të ishte mjaft e lartë, pasi agjenti Mino Raiola kërkon komisione te shumta dhe një pagë mjaft të lartë për klientin e tij.

“L’Esportiu” raporton se Barcelona e ka bërë lëvizjen e parë, pasi Jordi Cruyff dhe trajneri Xavi kanë qenë në Gjermani të martën dhe e kanë takuar Haaland.