Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, e cilëson shumë të rëndësishme fitoren e sotme kundër Flamurtarit, pasi ekipi vinte nga një goditje pas disfatës me Flamurtarin. Në fjalët për SuperSport ai theksoi se në tre ndeshjet e ardhshme ekipi do të synonte të merrte pikë të tjera të rëndësishme për të ruajtur pozitat në klasifikim.

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, se luajmë jashtë. Pas ndeshjes me Partizanin, që e humbëm kur ishte thuajse barazim, sot ishte psikologjike. Flamurtari ishte një skuadër shumë e mirë me lojtarë shumë të mirë, por pas kartonit të kuq fola në dhomat e zhveshjeve se si të luanim në të dytën, kjo ishte e mirë.

E rëndësishme ishte që të futnim lojtarë me freski fizike se luajtëm tre ditë më parë me Partizanin, sot luajmë me Flamurtarin dhe pas 3 ditësh luajmë me Laçin, është e pamundur që të luajnë të gjithë njëlloj, me Laçin do të ndryshojmë.

Kjo është situata pse futëm të rinj dhe jam më i lumtur, sot ishte ndeshje e vështirë, ishte e mirë të fitonim 3-1 sot dhe është shumë e rëndësishme dhe kemi 15 pikë. Jam i lumtur për Uenderson që shënoi gol, nuk ka rëndësi 2-1 apo 3-1, por se morëm 3 pikë, që është e rëndësishme për Vllazninë.

E kam thënë shpesh që shohim renditjen dhe gjithkush është aty, një fitore e një humbje lëvizin renditjen. Cilësia e kundërshtarëve është shumë e mirë, duhet të vazhdojmë punën. Jam i lumtur që lojtarët japin gjithçka. Pas kësaj ndeshje janë Laçi, Bylis dhe Tirana, do të shoh çdo gjë në skuadër, cila është e gabuar dhe pozitive, cilësitë individuale dhe ekipore. Kjo është një situatë që Vllaznia duhet të marrë 6-7 pikë të tjera.

Kam administratorin Suad Lici, kam drejtorin teknik Engin Firat, komunikimi im me ta është shumë i mirë. Por në fillim të punës, jam unë komandanti në punën time, askush tjetër. Vazhdoj punën, kam grup të mirë dhe besoj te lojtarët e mi”, tha Jonuz. /vipsport/