Vllaznia do te luaje diten e diele ne oren 13.45 ndaj Laçit ne transferte ndeshjen e rradhes per kampionat. Ne kampin shkodran jane duke e vleresuar maksimalisht kete sfide. Duke folur ne lidhje me te, mesfushori Fjoart Jonuzi ka vleresuar si diçka shume pozitive mungesen e mesfushoreve Lushkja e Shehu ne kete ndeshje.

Nje deklarate te tille, numri 8 i Vllaznise e ka bere gjate emisionit “Sport Arena” ne televizionin Rozafa ku ka qene i ftuar. Po ashtu, Jonuzi eshte shprehur se synimi i skuadres shkodrane eshte per te marre nje tjeter fitore edhe ne kete ndeshje.

“Fusha e Laçit dihet qe eshte e veshtire. Perpos kesaj, Laçi deri tani ka bere nje kampionat te mire, ka lojtare me kualitet ne rradhet e tij dhe ne e dime kete gje.

Vertete i kemi fituar te dy ndeshjet e ketij kampionati me kete skuader, por serish e konsiderojme nje ndeshje te veshtire edhe perballjen e kesaj jave.

Megjithate nje fakt pozitiv per ne mendoj se eshte mungesa e Lushkjes ne kete ndeshje i cili tashme eshte larguar nga kjo skuader. Po ashtu do te mungoje edhe mesfushori tjeter Shehu per arsye kartonash. Duke pare se Laçi piken me te forte ka patur mesfushen, mungesa e ketyre dy lojtareve besoj se do te jete nje plus per ne te cilen duhet ta shfrytezojme.

Megjithate ne nuk nisemi nga mungesat e kundershtarit, duhet te fokusohemi tek loja jone. Mendoj se tani edhe atmosfera ne skuader pas fitores me Kastriotin eshte me e mire dhe do te shkojme ne Laç per te bere maksimumin dhe per te marre tre piket”- eshte shprehur Jonuzi./SHKODRA-SPORT.COM/