Diten e djeshme ishte gazeta “Shkodra Sport” qe e paralajmeroi interesimin e ekipeve te huaja per mesfushorin e Vllaznise Fjoart Jonuzi, nderkohe qe sot vete lojtari ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport” e ka pranuar kete gje.

Ai eshte shprehur nder te tjera se ka marre edhe oferte nga Vllaznia per ta rinovuar kontraten dhe madje me rritje rroge, por ende nuk ka vendosur saktesisht per te ardhmen.

“Per mua keto dy trofete qe kam fituar keto dy vite me Vllaznine, jane nder gjerat me te bukura ne jeten time. Kane qene ndoshta diçka e paimagjinueshme, por tashme ky eshte nje realitet.

Sa i takon te ardhmes time, di te them se menaxheri ka marre disa oferta nga ekipe jashte Shqiperise, por edhe jo vetem. Kam oferta direkte edhe nga ekipe elitare te Superiores. Deshira ime eshte te nis nje aventure te re jashte vendit, prandaj dhe jam i pavendosur per te ardhmen. Do shikoj e do te bej ne ditet ne vazhdim.

Drejtuesit e Vllaznise nderkohe me kane ofruar nje kontrate te re me rritje rroge. Ne ditet ne vijim, do te mesohet me shume ne lidhje me kete gje. E thashe edhe me lart, Vllaznia eshte si shtepi per mua. Ne Kategorine Superiore nuk do te preferoja asnje ekip tjeter para saj”./SHKODRA-SPORT.COM/