HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJosa beson tek Çoba dhe sulmuesi ia 'shpërbleu'. Gol në miqësoren e...

Josa beson tek Çoba dhe sulmuesi ia ‘shpërbleu’. Gol në miqësoren e sotme

Vllaznia luajti pasditen e sotme nje tjeter ndeshje miqesore, kete here ndaj ekipit austriake SV Lafnitz me te cilin fitoi me rezultatin 2-0 ku njerin gol, ate te dytin e shenoi kapiteni Erdenis Gurishta me nje gjuajtje nga jashte zone.

Nderkohe i pari, pati per autor sulmuesin Mehdi Çoba. Ky i fundit ne fakt u preferua si titullar nga ana e trajnerit Josa ne kete miqesore dhe luajti i tille rreth 65 minuta teksa u mundua te bente me te miren e tij dhe normalisht kontribuoi edhe ne fitore me ate gol te shenuar.

Ka qene minuta e 61-te kur ai ndoqi nje aksion te skuadres se tij nga e djathta dhe brenda zone u tregua i sakte duke shenuar. Fakti qe Çoba sot luajti si titullar, tregon se trajneri i kuqebluve beson edhe tek ai.

Kuptohet qe nuk do te jete e lehte ne vazhdim sepse ne rolin e sulmuesve anesore mund te jene edhe Latifi, A. Hoxhaj apo dhe Vulaj, megjithate Çoba nuk ka nder mend te heqe dore nga synimi i tij per te luajtur sa me shume dhe per te shenuar po aq.

Tashme vete lojtari 22 vjeçar nuk duhet te kenaqet me disa minuta ne fushe. Eshte momenti per te treguar sa vlen dhe per kete arsye, i duhet te punoje fort ne stervitje, per te bindur edhe trajnerin se e meriton te jete titullar edhe ne ndeshjet zyrtare./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments