HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJosa dhe Laçi tre javë pa fitore, pritet kthesa ndaj Teutês

Josa dhe Laçi tre javë pa fitore, pritet kthesa ndaj Teutês

Laçi është në situatën më të vështirë ndoshta që nga fillimi i këtij sezoni. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa në tre ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 1 pikë, duke bërë që fitorja kundër Teutës të jetë detyrim.

Josa e nisi mirë në pankinën kurbinasve duke marrë dy fitore radhazi. Kurbinasit mposhtën Tiranën dhe Skënderbeun, por më pas u mposhtën nga Kukësi dhe Partizani, ndërsa përballë Erzenit morën 1 pikë.

Sa i përket formacionit, Josa nuk pritet që të bëjë ndryshime dhe nuk ka ‘dhimbje koke’ për mungesat. Tek kurbinasit i vetmi që mungon është talenti, Ledjo Tresa.

Kujtojmë që Teuta dhe Laçi do të përballen të dielën e 5 nëntorit në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 17:00./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments