Vllaznia zhvilloi sot seancën e parë stërvitore me Mirel Josën në krye. Tekniku kryeqytetas mori drejtimin e shkodranëve vetëm 2 ditë më parë, pasi Vllaznia ndërpreu bashkëpunimin me Elvis Plorin.
Përgjegjësia e Josës është në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, ajo ndaj Egnatias e radhës dhe finalja e Kupës me Laçin.
Përgatitjet për takimin e 21 majit në Shkodër nisën sot, ku të gjithë kanë qenë me sy dhe veshë nga trajneri i ri.
Madje në njërën prej fotove të postuara nga Vllaznia në rrjetet sociale, bie në sy se i pranishëm është dhe Elvis Plori, i cili mesa duket ka mbetur pjesë e klubit, ndonese ende nuk eshte e qarte se ne cilin pozicion do te jete.
Prania edhe e tij ne stervitjen e sotme padyshim qe eshte diçka shume e mire sepse tregon qe te Vllaznia pavaresisht situates se krijuar, ka harmoni.