Mbrojtja është një nga repartet, ku Vllaznia kishte më shumë nevojë për ndërhyrje, për shkak të mungesës së alternativave. Së fundmi, kuqeblutë zyrtarizuan mbrojtësin kroato-boshnjak, Marko Juriç, teksa me ardhjen e tij qartësohet edhe më shumë pamja që Vllaznia do të ketë në ndeshjet e Conference League.

Në portë pritet të jetë Zogoviç. Kapiteni Gurishta do të pozicionohet në anën e djathtë të mbrojtjes, ndërkohë që në krahun e majtë pritet të jetë Hakaj. Qendra e mbrojtjes mund të përbëhet nga dyshja e afruar në këtë merkato, Shehi-Juriç.

Në mesfushë, nëse do firmosë Marku, mund të jetë një opsion, megjithatë ai mund të jetë pak pas në përgatitje me ekipin e Vllaznisë dhe ndoshta Josa mund ta ketë me dyshim angazhimin e tij ndaj Universitatea Craiova, ndërkohë që Jonuzi dhe Boshnjaku shihen si titullarë.

Nga ana tjetër, në sulm Aralica nuk diskutohet, teksa pritet që edhe Vulaj të luajë në ofensivë, i shoqëruar nga Latifi. Ky mund të jetë formacioni i Vllaznisë për ndeshjen e parë ndaj Universitatea Craiova. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Gurishta, Shehi, Juriç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Vulaj, Latifi, Aralica Tr: Mirel Josa