Kombëtarja shqiptare U21 është ndalur sot në një barazim pa gola përballë Finlandës në “Air Albania”, duke bërë më të vështirë kualifikimin e mundshëm në Europianin e kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kishin përballë Finlandën, një ekip i cili na kishte mundur me shifrat 4-1 në ndeshjen në transfertë dhe pritej një reagim që mund të kthente përsëri skuadrën kuqezi në kontrollin e Grupit E të kualifikueseve.

Por loja ofensive e skuadrës ka lënë shumë për të dëshiruar, teksa rastet që u krijuan ishin më shumë iniciativa personale të futbollistëve sesa diçka e menduar. Kësisoj Shpendi, Pajaziti e Berisha shpërdoruan disa mundësi për të shënuar përballë miqve që u mbrojtën me rregull deri në fund, duke siguruar një pikë të vyer për ta në transfertë.

Kurse për Shqipërinë U21, tani do të jetë vendimtare sfida e 26 marsit ndaj Zvicrës po në “Air Albania”.

U21/ SHQIPËRI-FINLANDË 0-0