Laçi (Atletik) i femrave ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Lushnjes, luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani”.
Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene futbollistja Leoselda Stalaj e cila ka shenuar plot 3 gola ne kete takim ndaj lushnjareve. Dy prej tyre i ka shenuar ne pjesen e pare, pikerisht ne minutat 15 e 33, ndersa te tretin ne te dyten ne minuten e 54-te.
Po ne pjesen e pare ka shenuar edhe futbollistja Samela Markaj, nderkohe qe ne pjesen e dyte ka shenuar edhe kapitenia Fabiola Caka. Madje ai ka qene goli me i bukur i ndeshjes.
Ndonese ne nje distance te larget me porten, shume prane vijes vijes anesore, ajo e ka ekzekutuar fort nje goditje denimi dhe topi nuk eshte ndalur dot nga portieria e Lushnjes duke perfunduar ne rrjete.
Perfundimisht 5-0 per Laçin (Atletik). Skuadra e drejtuar nga trajneri Elis Legata eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve pas javes se 14-te te kampionatit duke qene e pozicionuar ne vendin e gjashte te renditjes./www.shkodrasport.com/