Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga mbyllja e kampionatit të rregullt, llogaritë në letër janë të hapura në të dy kahet e tabelës së renditjes. Për herë të parë në futbollin shqiptar titulli kampion do të vendoset nga i ashtuquajturi “Final 4”, me gjysmëfinale dhe në fund finalen.

Trajneri i njohur Mirel Josa, që në karrierë ka drejtuar më shumë se gjysmën e skuadrave të Superiores, në një intervistë për “Panorama Sport” ka folur për verdiktet e mundshme të kampionatit. Ai gjykon se 4- shja e parë e renditjes ka pak gjasa të ndryshojë, duke “djegur” Tiranën, që me atë që po tregon në fushë, nuk i jep aspak besim. Për finalen e titullit Josa sheh të avantazhuar Egnatian, ndërsa për Vllazninë është shprehur se këto javët e fundit sikur e ka vënë pak në dilemë.

Do të thosha që kemi shumë rivalitet. Nuk mund të themi se është një rivalitet i bukur, por mendoj se për sa i përket gjendjes së skuadrave, nuk ka shumë diferenca mes tyre në kampionat. E them këtë, sepse kemi parë që edhe ekipet e vendeve të fundit kanë zhvilluar lojëra të mirë, që u janë kundërvënë ekipeve që mendohet se janë më përpara, ose që kanë investuar më tepër për këtë sezon.

Personalisht nuk shoh një situatë, ku mund të ketë ndryshime nga kjo që është tani. Besoj se do të jetë kjo. Për vendin e 4-t i jap një rivalitet Dinamos me Skënderbeun, meqenëse këto dy skuadra janë afër me pikë aktualisht. Por edhe në këtë rast i jap avantazh Dinamos, sepse javët e fundit ka ardhur më e mbledhur si skuadër dhe ka marrë atë që ka dashur në ndeshjet e fundit. Ka qenë shumë efektive në fushë sa i takon rezultatit.

Per momentin nuk mund te percaktoj se kush do te jete ne finale sepse ne rradhe te pare duhet te shohim si do te jete katershja. Une mendoj se Egnatia do te jete njera prej finalisteve sepse ka avantazhe ndaj te tjereve. Pastaj do te luhet mes Partizanit dhe Vllaznise. Kjo e fundit pati nje ecuri shume te mire, por ne javet e fundit pati luhatje dhe si rrjedhoje jam futur ne dileme per te. Duhet pare se si do te rrjedhin ngjarjet deri ne fund.

Sa i takon Tiranes, eshte shume e rendesishme per te qe te jete ne katershe dhe ne Europe, por e dine me mire ata qe drejtojne kete skuader se si i kane bere llogarite per kete sezon dhe prandaj une e shoh jashte katershes”./www.shkodrasport.com/