Ndryshe nga sa eshte shkruar ne media, Mirel Josa eshte ndare ashtu si duhet me Vllaznine. Si rrjedhoje, mesohet se paraditen e sotme ai ka qene ne Shkoder teksa eshte pershendetur me te gjithe futbollistet dhe pjestaret e tjere te skuadres dhe klubit.
Nje gje te tille duket se ka preferuar ta beje larg syrit te kamerave dhe fotografeve por padyshim qe gjesti i tij eshte per t’u pershendetur. Klubi shkodran nderkohe ka bere te ditur se menjehere me pas ka patur nje takim ne mes presidentit dhe futbollisteve teksa ka prezantuar para tyre edhe trajnerin e ri Auron Miloti dhe drejtorin sportiv Vioresin Sinani.
“Pas dy ditëve pushim ekipi i Vllaznisë i është rikthyer ditën e sotme stërvitjes. Përpara fillimit të saj, i pranishëm në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ka qenë edhe trajneri Mirel Josa i cili është përshëndetur me të gjithë lojtarët, stafin teknik e mjekësor si dhe me drejtuesit e klubit dhe është larguar duke i uruar suksese atyre në vazhdim.
Më pas, presidenti Alban Xhaferi ka zhvilluar një takim me skuadrën duke prezantuar edhe zyrtarisht para tyre stafin e ri, trajnerin Auron Miloti dhe drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Pas një bashkëbisedimi me të gjithë futbollistët, ekipi ka vijuar punën në fushën e stërvitjes duke zhvilluar seancën stërvitore të rradhës”.