Kombëtarja shqiptare vazhdon të stërvitet për ndeshjen e parë kualifikuese të EURO 2024 që do të luajë përballë Polonisë në Varshavë. Në konferencën përpara mediave, sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni, u shpreh se do të përpiqet të ndihmojë me gola ekipin dhe se është i përqendruar vetëm te Kombëtarja.

Kam shënuar 20 gola dhe nuk kam mbaruar me kaq. Sa i përket Kombëtares jam shumë i lumtur. Të përfaqësosh Kombëtaren është gjëja më e madhe për një futbollist. Ndihem mirë si qendërsulmues.

Ndryshime në futboll duhen. Është një frymë e re. Shpresoj të arrijmë rezultatet pozitive. Sa i përket lojtarëve të rinj i uroj mirëseardhjen.Siç e thashë kur vjen në Kombëtare ke më shumë përgjegjësi. Tani kam më shumë eksperiencë dhe jam më i gatshëm. Koha do e tregoj.

Këtu ja urova sërish mirëseardhjen. Trajneri ka shumë besim te unë dhe shpresoj t’ia shpërblej.Me Rejën ndryshon mentaliteti. Koha është treguesi më i mirë.Dua të shënoj se kjo është gjëja që bëj më së mirë. Dhe këtë dua të bëj në Varshavë.

Trajneri Silvinjo i ka gjërat e qarta. Në lojë sulmuese tregoj vlerat e mia më së miri si te Granada.Kur shënon kaq shumë gola si në Ligën e dytë spanjolle. Kam oferta nga Premier Liga, La Liga, Seria A. Por tani jam i përqendruar me Kombëtaren dhe dua të jap më të mirën.

Dua të kërkoj më shumë nga vetja. Mundësitë janë kualiteti është aty. Por dhe ekipi si mesfusha dhe mbrojtja që duhet të sjellin topin te sulmi dhe ne ta shënojmë.

Siç e shikoj unë tani mendoj se do të luajmë një lojë më shumë ofensive. Me sa nuhasë unë trajneri do të bëjë një lojë më shumë sulmuese.