Vllaznia U21 e ka humbur me rezultatin e ngushte 1-0 miqesoren e luajtur mesditen e sotme ndaj ekipit suedez Nacka FC ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Fatin e ndeshjes e ka vendosur nje gol i shenuar ne mesin e pjeses se dyte nga futbollistet kundershtare.

Duhet thene se ka qene nje perballje qe i ka vlejtur te dy ekipeve. Kuptohet me shume atij suedez qe ndodhet per stervitje ne Shqiperi, por nga ana tjeter trajneri Plori u ka dhene mundesine te gjithe futbollisteve per te luajtur.

Ndonese pa futbollistet e ekipit te pare ne kete ndeshje dhe perpos kesaj, nisur edhe nga fakti qe Vllaznia ka luajtur para dy ditesh dhe po ashtu, ka nje ndeshje shume te rendesishme ne fundjave, ka aktivizuar dy formacione.

Ne pjesen e pare ka luajtur 11-shja e pare dhe rezultat ka qene 0-0, ndersa ne pjesen e dyte ka aktivizuar futbollistet e stolit te cilet kane pesuar nje gol dhe e kane humbur krejt takimin. Duhet theksuar se ne rradhet e ekipit suedez qe militon ne divizionin e dyte te futbollit te ketij vendi, luanin disa futbolliste kosovare, por madje edhe nje shkodran, Albion Kurbasha qe dha dhe asistin e golit te vetem te ndeshjes.

Padyshim qe ndeshje dhe bashkepunime te tilla jane gjithmone te vlefshme dhe drejtuesit e te dy ekipeve jane shprehur se ato do te vazhdojne edhe ne te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/