Veleciku vazhdon te ece i sigurte drejt arritjes se objektivit, ngjitjes ne Kategorine e Pare te futbollit shqiptar. Te shtunen e kaluar, ata kane marre fitoren e peste rradhazi, ku kane triumfuar me rezultatin 2-0 ne Librazhd ndaj Sopotit vendas, nje rival direkt per ngjitjen ne Kategorine e Pare.

Koplikasit e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli vazhdojne fitoret e tyre rradhazi per te vijuar ne objektivin e tyre drejt ngjitjes ne Kategorine e Pare dhe padyshim qe, nje gje e tille ngroh jo vetem futbollistet dhe stafin teknik, por edhe stafin drejtues.

Momentalisht, Veleciku eshte ngjitur ne kuoten e 33-pikeve, duke qene ne vendin e dyte ne renditje dhe maksimalisht ne gare per ngjitjen nje kategori me lart, qofte direkt apo edhe nepermjet ndeshjeve te play-off.

Realisht, koplikasit po kalojne nje periudhe shume te mire, teksa kane arritur pese fitore ne pese ndeshjet e fundit. Per nje gje te tille padyshim qe duhet vleresuar edhe puna e mire qe ka bere trajneri Dritan Smajli ne Koplik me Velecikun, pasi realisht ka nje merite te madhe mbi ecurine e ketij ekipi.

Sfida e javes se ardhshme ne Koplik ndaj Valbones konsiderohet shume percaktuese per vazhdimesine dhe sigurisht qe ata do te kerkojne serish fitoren.
Maringlen ZHIVANI