Lajmi i diteve te fundit ne Shkoder padyshim qe ka qene shkarkimi i trajnerit Mirel Josa nga drejtimi i Vllaznise. Nga sa thuhet, palet kane nderprere bashkepunimin me marreveshje dhe me mirekuptim, ne menyre qe ecuria e kuqebluve ne vazhdim te jete me e mire.

Ne fakt, tej mase i pakenaqur nga kjo ecuri eshte edhe sponsori i Vllaznise dhe administratori i Hospital One, Gjon Pepaj. Vete ai duket i shqetesuar per kete gje dhe ate e ka shprehur edhe ne emisionin “Sport Show” ne TV1-Channel.

Pepaj u shpreh se kur u afrua ne fillim pritshmerite e tij ishin me te medha, por situata momentale le shume per te deshiruar. Sponsori kryesor thekson edhe faktin se gabimet e kapitenit Gurishta jane te pafalshme, pasi ai po gabon prej disa ndeshjesh rradhazi dhe jo vetem ne Laç.

“Realisht, une nuk jam aspak i kenaqur me ecurine e Vllaznise. Nuk kam si te jem i kenaqur as une as asnje tifoz i Vllaznise ne momentin qe ndodhet ajo tani. Realisht, kur u afrova ne fillim, pritshmerite e mia ishin shume me te medha, por situata momentalisht le shume per te deshiruar.

Largimi i trajnerit Josa? Per mendimin tim, ndoshta largimi i trajnerit Josa ishte dashur edhe pak me perpara, duke pare harmonine e ekipit dhe ecurine e ekipit, ku jane qe pese jave pa fitore. Une mendoj qe trajneri Josa duhej larguar me perpara. Megjithate, eshte nje shprehje me mire vone se kurre.

Ndeshja ndaj Lacit? 20-minuteshi i pare ishte nje performance e mire, por qe nga momenti i gafes se kapitenit Gurishta, ajo gje ndryshoi komplet rrjedhen e lojes dhe nuk arriti ekipi te dale aty ku duhet. Kjo ishte dicka e keqe edhe per ecurine e ekipit gjate ndeshjes me pas.

Pikat e dobeta te Vllaznise? Per mendimin tim, mbrojtja calon shume, “fut uje” nga te gjitha anet. Gabimet e kapitenit Gurishta jane te pafalshme. Ai eshte kapiteni dhe duhet te jete lider i ekipit dhe jo te beje te tilla gabime. Nuk eshte problemi qe gaboi ne Lac, por ka disa ndeshje qe kapiteni Gurishta po ben shume gabime. Edhe sulmi ne fakt nuk po arrin ato pritshmerite e duhura dhe aty ku duhet.

Josa eshte nje trajner me eksperience realisht. Ne kishim shume pritshmeri te medha prej tij, por duket sikur keto kohet e fundit nuk ishte ajo harmonia ne ekip, nuk ishte ajo fryma e duhur ne ekip. Une nuk e kuptoj pse erdhi kjo gje e tille”,-tha gjate prononcimit te tij, sponsori i Vllaznise dhe administratori i Hospital One, Gjon Pepaj.
Maringlen ZHIVANI